Presidenti, mirënjohje për kontributin e imzot George Frendo

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 50 -vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Presidenti shpreh mirënjohjen për kontributin e George Frendo në veprimtarinë fetare në Shqipëri. “I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta. U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!??”,shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?