FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti pret delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga Nënkryetari zoti Zhang Qingli, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të lartë kinez.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme politike, parlamentare dhe akademike në vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?