FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti serb: Deri sot në orën 12:00. Kryeministri Haradinaj: Nuk e heq taksën!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dhënë afat deri sot Qeverisë së Kosovës ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, në të kundërt,  ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit.

Por ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i ka thënë “Zërit” se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj.

Sot skadon ultimatumi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë-Hercegovina i kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala për “Zërin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?