FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama insistojnë për korrigjim kufijsh

Opsioni për ndërrim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur përfundimisht pavarësisht mesazheve të qarta që dolën në Samitin e Berlinit.

Këtë ide vazhdon ta shtyjë përpara presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Analistët politikë vlerësojnë se përpos idesë për korrigjim të kufijve, opsion i rrezikshëm për vendin mbetet Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ose autonomia për veriun.

Pavarësisht mesazheve të qarta që mori në Samitin e Berlinit për moslëvizje të kufirit Kosovë – Serbi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të mos heqë dorë nga ideja për korrigjim të kufirit mes dy vendeve shkruan Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë të tillë kreu i shtetit nuk ka lënë pa e përmendur edhe në Tiranë, gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta “Zëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes deklarimit të tij Thaçi tha se në takim me Ramën është diskutuar për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?