Presidenti Begaj takim me gazetarët: Një media e lirë dhe transparente shpreh të vërtetat e paanshme për shoqërinë demokratike

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit, ku në ‘Facebook’ shkruan se media në një shoqëri demokratike ka rol të pazëvendësueshëm për informimin e saktë të shoqërisë.

Reagimi i plotë i Presidentit Begaj: 

Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit me një grup gazetarësh të rinj në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndihet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni.

Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?