Princ Harry largohet nga kështjella pa u bërë ceremonia mortore për Mbretëreshën

Princi Harry nuk arriti në Balmoral në kohë për të parë gjyshen e tij të ndjerë Mbretëreshën Elizabeth II para se të vdiste.

Harry mbërriti dje në mbrëmje në kështjellën skoceze pa gruan e tij, Meghan Markle e cila sipas Përfaqësuesve të saj, do të shkonte me burrin e saj për të parë Mbretëreshën e ndjerë, por më vonë thanë se planet ndryshuan për shkak të situatës, raporton Koha Jonë.

Daily Mail raporton se Princ Harry është larguar nga aeroporti i Aberdeen, por do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pra në Windsor atje ku është bashkëshortja e tij, ndërsa Charles, William dhe një familje tjetër e ngushtë e familjes mbeten ende atje për të ndjekur ceremoninë mortore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Princi Harry u nis për në Heathrow pas 12 orësh zi për Mbretëreshën me babain e tij, Mbretin Charles III dhe vëllain Princin William, ndërkohë pretendohej se ai do të qëndronte në Britani për dhjetë ditë, deri në funeralin shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka i Sussex ishte i fundit nga familja mbretërore që mbërriti në kështjellën e Aberdeenshire dhe i pari që u largua këtë mëngjes.

Sot bota mban zi për vdekjen e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, ndërsa djali i saj hyn në fron. Arkivoli i Mbretëreshës, i mbështjellë me një kurorë me lulet e saj të preferuara ndodhet në sallën ku ajo organizonte ballot dhe kalonte çdo verë me Princin e saj të dashur Philip. Pranë arkivolit këtë mëngjes po qëndrojnë fëmijët e saj dhe Princ William.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?