Priten tensione në Maqedoni: Edhe VMRO e shpall fitoren
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.
Vllatko Gjorçev, përfaqësues i lartë i kësaj partie, shpalli fitoren e 10 me radhë të partisë së tij, shkruan Express.
Sipas tij, VMRO ka fituar 390 mijë vota, ndërsa 370 mijë ka fituar LSDM’ja e Zoran Zaevit.
Partia e Zaevit më parë ka shpallur fitoren.”VMRO ka pasur shumë kundërshtarë, por nuk u gjunjëzua”, tha Gjorçev.
Përkundër shpalljes së fitores, në selinë e VMRO-së nuk mund të vërehet ndonjë atmosferë fituese dhe nga retorika e Gjorçevit mund të nxirret përfundimi se refuzohet të pranohet disfata./Express
KOHA JONË SONDAZH

