FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Profesori grek: Isha në Bularat, asnjë flamur grek s’është ulur

Media greke Efsyn.gr ka sjelle dëshminë e profesorit grek të njohur te historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.

Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë nië i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.

Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?