Projektbuxheti / Rama: 100 milion dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Shpëtuam vendin nga gremina

Projektbuxheti i shtetit i vitit 2017 dhe paketa fiskale që e shoqëron sapo kanë nisur të diskutohen këtë të enjte në sallën e seancave plenare.

Sipas procedurës parlamentare, ligji me i rëndësishëm financiar do të prezantohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa punimet e seancës do të vijojnë me diskutime nga shumica e deputeteve të të dyja palëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se janë shlyer 720 milionë euro borxhe të trashëguara nga qeveria e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

rama-ne-kuvend

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se pavarësisht nuk është përfshirë në buxhet, për vitin e ardhshëm është parashikuar rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. Janë mbi 100 milionë dollarë që do u shkojnë administratës dhe pensionistëve në të gjithë vendin.

“Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne morëm detyrën.

Për të rritur fuqinë blerëse, financuar bindshem reforma të mëdha të viteve të fundit që kanë çelur rrugën e një ndryshimi rrënjësor.

Buxheti është arritje shuëm e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë është spostimi i 100 milion dollarëve nga arka e  buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve”- deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ekonomia shqiptare do te pesoje rritje me 3.5 deri ne 5 perqind.

Sipas tij, qeveria e kaluar e coi ekonomine e vendit drejt gremines, financiare, dhe vetem fale reformave te qeverise qe ai drejton, Rama theksoi se u arrit mosrenia e vendit ne ate gremine qe sipas tij e cuan demokratet.

Rama u shpreh se në buxhet gjeti një gropë të madhe financiare nga tenderat e qeverisë së kaluar për rrugët, ndërsa likuidoi vetëm 34% të vlerës së kontraktuar për tenderat që bëri.

“Projetbuxheti kurorëzon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shina, për të vendosur rregullin, për të rritur fuqinë blerëse, për të financuar reformat e mëdha, të cilat sikur nënvizoi edhe Merkel kanë celur rrugën për negociatat.

Rritja e pagave për punonjësit e shtetit dhe pensionet, arritje e qeverisë, 100 mln dollarë.

Përmes uljes së taksës mbi të ardhurat personale kemi spostuar 440 mln dollarë në 4 vite për t’ua kaluar qytetarëve.

U përballëm me një krizë financimi për kantieret e hapura nga qeveria e vjetër, e cila thoshte se ka ndërtuar 10 mijë km rrugë, ndërsa tani thotë 11 mijë, pra që ka bërë edhe një mijë tani në opozitë.

Qeveria e vjetër tenderoi 1744 km rrugë, përjashto rrugën e Kombit pa tender fare dhe likuidoi vetëm 34% të vlerës së kontraktuar duke lënë një gropë të madhe për tenderat që bëri.

Qeveria e kaluar ka bërë vetëm 943 km rrugë. Borxhi publik me sistemin e tyre të taksimit do të kishte shkuar 94%. Ndërsa sot kemi një rritje ekonomike 3.3-3.5%.

PS po përmbush misionon për rilindjen kombëtare. Opozita nuk do të bëhet kurrë qeveri e re me politikë të vjetër.

Cila qeveri në 25 vite ka bërë një operacion të tillë financiar për të rritur fuqinë blerëse?

Borxhi publik sot në Shqipëri është në trajektoren e një ulje historike.

Qeveria e vjetër na akuzon se kemi rritur taksat për të pasurit, a thua ka bërë ndonjë zbulim?

Jemi krenarë që kemi mbajtur zotim e programit tonë, kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më kap, paguan më pak.

Ka edhe një lajm të ri dhe shumë të rëndësishëm. Nga fusha e shëndetësisë duke e thelluar më tej reformën, në 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për plot 600 mijë shqiptarë, të cilët janë të pasiguruar dhe deri më sot nuk kanë përfituar asnjë rimbursim nga kjo listë.

Nga janari i 2017 do të rimbursohen, do të thotë 8 mln $ cdo vit që njerëzit në nevojë dhe të pasiguruar nuk do ti shpenzojnë më për ilace.

Mjeku i familjes falas, shërbim parësor, i cili prej këtij viti që po mbyllim nuk thith më 6 mln $ nga xhepat e qytetarëve, sepse mbulohet nga shteti.

384 mln $ nuk fluturojnë më nga xhepat e qytetarëve për shëndetësinë. Pra për arsye shëndetësore ne shqiptarëve, ne shqiptarëve u kursejmë 384 mln $.

Shpënzimet e shëndetësisë për banorë rriten në 160 mijë lekë, 30% më shumë, janë qartësisht më tepër sesa ishin.  Ja ku është qeveria, këtu do të jetë edhe vitin tjetër.

Në këtë buxhet në shëndetësi do të investojmë 3% e PBB, 52 mln $ investime, financimi më i madh në 26 vite.

Propoganda për PPP se paratë po i jepen privatit janë gëjeshtra, pasi të gjitha investimet do të bëhen pronë e shtetit shqiptar.

Mjafton të shikoni PPP që bën Gjermania dhe Turqia për të kuptuar se cfarë ndodh.

Rrogat do të rriten mesatarisht 10%, lajmi më i mirë është për ata që kanë rrogën më të ulët në administratë, struktura mbështetëse, nga pastrueset te të gjithë të tjerat.

220 mijë lekë kanë ata sot, do tu shkojë 370 mijë lekë të vjetra. Rroga për mësuesit do të shkojë 646 mijë, për gjimnaset 679.5, për lektorin do të rriten me 103 mijë lekë në muaj, për profesorin 139 mijë lekë në muaj, për mjekët që i lanë si mos më keq do të rriten 780 mijë lekë, për infermierët që marrin 390 mijë lekë do të shkojë 480 mijë lekë dhe policia do të ketë një rritje me 10%, por duke privilegjuar ata më poshtë. Nuk do të ketë asnjë rritje as për mua dhe as për ju, (drejtohet deputetëve).

Pensionet rriten me 3%, nuk është pak, por as shumë, por është e kushtëzuar nga marrëzia e keqqeverisjes së sitemit të pensioneve në vite nga zhtyja në fund e rrugës së sitemit të pensioneve. Pensionistët pas reformës tani kanë një pension që shkon shumë më larg, se tavani që i latë ju pensionistëve, që nuk merrenin më shumë se 240 mijë lekë të vjetra.

Për herë të parë ne futëm konseptin e pensionit social, që ju i kishit regjistruar si të vdekur të ka kalluar për shkak se nuk kishin dhënë asnjë kontribut dhe sot do të ishin mbi 5 mijë pleq dhe plaka pa asnjë kokërr leku në xhep, ndërsa të gjithë kanë një pension social, mjaftueshmërit për t’iu dhënë shenjën e respektit.

Numri i familjeve te ndihma sociale zgjerohet me 4 mijë, më parë merrnin ndihmë njerëz me vila dhe dy makina dhe liheshin ato që nuk i duheshin partisë për vota. Ndihma është 2-3-fishuar, por nuk është mjaftueshëm, ashtu sikur asgjë sot, por të gjitha janë mjaftueshëm për t’u krahasur me pikën e zezë ku u nisëm.

U zgjidh problemi me ushtarakët pas probleme për përllogaritjet e pensioneve, ua mbajt me qëllim duke i përbuzuar, si pjesë e regjimit të kaluar, sot kjo padrejtësi ka marrë fund dhe këto 10 mln dollarë”- tha kryeministri.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2017

Pr/buxheti është cilësuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, si buxheti i konsolidimit të rritjes ekonomike, financimit të reformave, uljes së borxhit dhe rritjes së pagave e pensioneve. Një fokus të veçantë buxheti i ri kushton qytetarëve dhe masave në favor të rritjes së përfitimeve të tyre.

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të shpenzojë 467.2 miliardë lekë. Kjo është sa 29.3 për qind e prodhimit kombëtar të vendit. Sipas pr/buxhetit 74.8 miliardë lekë shkojnë për investimet publike. Kostot operative dhe mirëmbajtja e aseteve publike si rrugët apo veprat e tjera do të kushtojnë 44.4 miliardë lekë vitin tjetër, ndërkohë që pagesat për interesat e borxhit publik marrin 42 miliardë lekë.

Shpenzimet për buxhetin vendor dhe ndihma ekonomike marrin respektivisht 40.8 dhe 23.3 miliardë lekë.

Gjatë seancës së sotme pritet të diskutohet dhe paketa fiskale që shoqëron buxhetin për vitin që vjen. Paketa, sipas ministrit është më së shumti disiplinuese e thjeshtëzuese procedurash, sesa ndërhyrje në nivelin e taksave.

Në paketën e re është rritur akciza për gazin e lëngshëm që përdoret nga automjetet, por sipas qeverisë kjo masë nuk prek gazin, që përdoret nga qytetarët dhe që aktualisht është 60 lek për litër.

Reduktimi i akcizës për duhanin vendas, nga 440 lek/kg në 250 lek/kg, është një tjetër masë që pritet të incentivojë prodhuesit vendas në përputhje me politikat e BE-së, dhe e parashikuar në direktivën për akcizën e produkteve të duhanit. Efekti total i pritshëm si rezultat i këtyre masave është rreth 75 milionë lekë.

Të tjera masa të parashikuara në paketën e re fiskale janë reduktimi i rentës minerare për mineralin e destinuar për përpunim për vitin 2017, reduktimi i disa taksave doganore për industritë përpunuese me efekt rreth 60 milionë lekë, reduktimi i taksës doganore nga 2 % në zero për qymyrin koks, që përdoret nga industria, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?