
Kuvendi nis sot diskutimet dy ditore për Projektbuxhetin e vitit 2025. Opozita ka paralajmëruar protestë të martën kundër miratimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Projektbuxheti po diskutohet prej javësh në komisionet parlamentare, ku nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhoranës.