Prokurori i Tiranës Leonard Filopati kalon Vettingun. Po heton dosje të rëndësishme korrupsioni dhe krimi ekonomik
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 6 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Leonard Filopati. Gjatë seancës dëgjimore më 4 korrik, Filopati u pyet ku dha shpjegime për gjetjet për pasurinë dhe profesionalizmin. KPK e nxori korrekt me Ligjin.
Procesi i vetingut për prokurorin Filopati u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.
Leonard Filopati e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2005. Në vitin 2012 është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Matit, ku e ka ushtruar funksionin deri në vitin 2016. Në vijim ka shërbyer pranë në detyra të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë dhe së fundmi është caktuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Filopati ka hetuar dhe heton dosje te rëndësishme në prokurorinë e Tiranës. Ai njihet si një nga prokurorët e rinj më korrekt me ligjin.
KOHA JONË SONDAZH

