Prokuroria tek selia e PD, merr audio-përgjimin
Partia Demokratike, dje bëri publike një audio-përgjim ambiental, që sipas saj tregon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, dhe sot oficerët e policisë gjyqësore janë parë në selinë blu për të kërkuar këtë audio-përgjim.
Mësohet se oficerët e policisë gjyqësore, kanë shkuar në orët e para të mëngjesit tek selia PD, për të kërkuar këtë audio-përgjim. Demokratët akuzojnë ministrin Xhafaj se ka gënjyer kur më parë është shprehur se i vëllai Agroni i ka vuajtur pasojat ligjore të gabimeve të veta.
Nga ana tjetër, Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

