Propozimi i Manjanit: Opozita t’i linte peng mandatet për studentët
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga kritikët e qeverisë, Ylli Manjani ka dalë kundër thirrjes së studentëve, se atyre nuk duhet t’u bashkohet opozita.
Në një shënim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se opozita duhet të jetë tek studentët, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.
“Mandatet e opozitës janë në dispozicion të shoqërisë që kërkon punë, taksa të ulëta, arsim e shëndetësi FALAS si dhe shërbime publike të mira të ofruara nga shteti. Debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Nëse në protestën e studentëve ka vend për “Qorrat” e qeverisë, të cilët protestojnë Fake kundër vetes, nuk ka përse Opozita me sy në ballë të mos jetë aty!!!
Llogjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.
Në këtë rast opozita mund ti linte peng mandatet e saj parlamentare tek studentët, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Mandatet e opozitës janë në dispozicion të shoqërisë që kërkon punë, taksa të ulëta, arsim e shëndetësi FALAS si dhe shërbime publike të mira të ofruara nga shteti.
Debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës!
Protesta medemek jo politike është në favor të qeverisë! Kjo e e fundit çfarë është NGO?!
Qeveria vetë është kulmi i politikes, ndaj “jo politikët” i ha të gjallë…
Opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie!
KOHA JONË SONDAZH

