Protesta, Basha: Jemi mazhoranca e re politike

Sot do të zhvillohet protesta e katërt kombëtare e opozitës shqiptare. Protestat pritet të fillojë në orën 18:30 por nuk është specifikuar kohëzgjatja e saj. Partia Demokratike, prej disa javësh ka zhvilluar një sërë takimesh masive me qytetarët në rrethe të ndryshme, të cilat do të kulmojnë pikërisht sot pasdite me protestën e madhe që do të mbahet në Tiranë.

Ditën e sotme, gjatë tubimit të opozitës, do të jenë të pranishëm edhe 300 studentë të Partive Popullore Europiane. Këtë fakt e bëri të ditur vetë kreu i PD-së, Basha, gjatë një takimi që zhvilloi dje.

”Kjo mori një stad të ri vetëdijesimi me 300 studentë të forumit të Partisë Popullore, partisë sonë nënë, që kanë kuptuar kauzën tonë dhe për këtë arsye janë në krahun e rinisë shqiptare dhe nesër, në orën 18:30, të rinjtë europianë nga Gjermania, Britania, Franca do të jenë në krahun tuaj në goditjen kundër tiranisë së krimit, për Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka 3 muaj që opozita shqiptare ka filluar një seri protestash përmes të cilave kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krjimin e një qeverie tranzitore e cila të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?