Protesta e opozitës, ish-ministri: Shteti është i kapur dhe sistemi ka rënë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti komenton protestën e paralajmëruar nga opozita sot, e cila sipas tij ka kauzë demokracinë. Në postimin e tij në “Facebook”, Panariti shkruan se kjo protestë organizohet në një kohë që sistemi në vend ka rënë.

Ish-ministri në postimin e tij fajëson Qeverisë shqiptare për situatën, ndërsa shton se situata e tensionuar mund të kalojë në anarki.

“Sistemi ka rënë! Ai duhet ringritur! Ky është thelbi dhe kauza e protestës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në studio televizive dhe zyra kombëtare dhe ndërkombëtare, flitet thjesht në terma formale. Si t’i gjykojmë lëvizjet politike brenda dhe ato jashtë sistemit?! Çfarë qëndrimi të mbajmë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo mënyrë e të arsyetuarit, konsiderohet si etaloni apo “shablloni” i matjes së të ashtuquajturit legjitimitet kushtetues në vend. Madje, ky etalon, ka shërbyer edhe si kriter i pozicionimit dhe vlerësimit nga ndërkombëtarët i krizës së rëndë kushtetuese dhe institucionale të vendit!

Por mjerisht, nuk shihet dhe fshihet ajo që realisht po ndodh. Po ndodh që vendi nuk ka më sistem! Ai është jashtë binareve! Sepse nuk ka gjyqësor, nuk ka gjykata supreme, si ajo kushtetuese, ajo e lartë e me radhë. Vendi nuk ka më parlament, tashmë të mbetur pa opozitë. Ai nuk ka më kontroll të lartë të shtetit, e kështu me radhë. Prandaj Shqipëria i ka të përmbysura, trarët kushtetues të një demokracie funksionale. Per këtë arsye po rrëshqasim në kaos dhe anarki, të cilat më pas ushqejnë diktaturën, nxitin dhunën mbi qytetarin e pambrojtur nga një gjyqësor inekzistent!

Mjerisht përfunduam “shteti” i qytetarëve të sunduar nga ligje të cilat vetëm sa noterizohen në kuvend. Sepse kalojnë, ashtu siç shkruhen dhe gatuhen nga qeveria, pa debat, pa alternativë.

Qeveria e vrau parlamentarizmin! Ajo neutralizoi të drejtën e ankimimit të opozitës ndaj shkeljeve kushtetuese me ligje të miratuara arbitrarisht me forcën e kartonit. Sepse nuk ka më “kontroll dhe ekuilibër” sepse institucionet garante të këtij mekanizmi thelbësor dhe demokratik u nxorën jashtë loje. Sepse kemi krim elektoral, të zbuluar dhe të denoncuar, por të pahetuar dhe ndeshkuar! Pra pushteti ka kapur shtetin dhe vetë sistemin!

Opozita kërkon nxjerrjen e vendit nga “State Capture” apo çlirimin e tij nga modeli “Shteti jam unë”. Prandaj ringritja e sistemit me institucione garante dhe të balancuara, është thelbi i krizës që pret sot zgjidhje! Sigurisht, zgjidhje me zgjedhje, por jo me ato ku “mëlcitë” i varen në qafë ujkut!

Kjo është sfida e demokracisë, kjo është kauza e opozitës dhe e protestës sot”,- shkruan Panariti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?