FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e të shtunës, Berisha ka një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët

Teksa jemi në prag të protestës së opozitës së bashkuar, e cila është paralajmëruar për ditën e nesërme, duke filluar nga ora 11:00, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video, në të cilën ka një mesazh për të gjithë qytetarët lidhur me tubimin e ditës së nesërme.

Në video numërohen një sërë akuzash kundër qeverisë dhe arsyet se përse qytetarët duhet të ngrihen e të protestojnë ditën e nesërme.

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë. Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë”, thuhet në videon e postuar në “Facebook” nga ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/335756040396988/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?