FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta frikëson qeverinë! Kryeministria rrethohet me kangjella metalikë, në terren dy mijë forca policie

Protesta e sotme që pritet të nisë në orën 16:00, duket se ka frikësuar qeverinë.

Pak orë para nisjes së kësaj proteste të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë janë vendosur kangjellat metalike.

Bëhet e ditur se në terren do të jenë rreth 2000 forca policie për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?