Protesta kundër informalitetit, Manjani: Universtiteti u kthye në levë të qeverisë
Protesta e djeshme e shoqatës së biznesit, përfshirë edhe një universitet privat, që ju bashkuan nismës së qeverisë për luftën kundër informalitetit, ka nxitur një debat publik. Për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, pjesëmarrja e një universiteti privat, tregon propagandën politike dhe tregon një qokë si anti-mitingjet e Partisë së Punës.
”Përfshirja në propagandë politike është e papranueshme! Mund të bëhesh promotor politikash, por jo propagandues e një politike të një partie”,-shkruan Manjani.
Më tej Manjani shton se universiteti nuk mund të mbijetojë duke u bërë levë e politikës. ”Univesiteti serioz nuk mund të mbijetojë duke u bërë levë politike! E vetmja gjë “pozitive” ndoshta është reklama që universiteti i bën vetes. Si bisnes duhet të jetë i shëndetshëm. Në këtë këndveshtrim: respekt! Për të tjerat që bën: Ti rrojë Partia me në krye shokun Udhëheqës”.
Statusi
Protesta e djeshme e një universiteti privat kundër informalitetit, më solli në vëmendje parakalimet e Bashkimeve Profesionale për 1 Maj! I mungonte atij parakalimi vetëm zëri i të ndjerit Alfons Gurashi… Për llogjikën e kohës së Enverit kishte kuptim ai parakalimi i djeshëm.
Në demokraci nuk legjitimohet ajo protestë në asnjë këndvështrim! Universitetet janë entitete apolitike dhe nuk mund të bëjnë propagandë për asnjë parti! Protesta-propagandistike është një akt shëmtie! Është një qokë e poshtër që ngjan si anti-mitingjet e Partisë së Punës së vitit 1990.
Ta lëmë mënjanë konfliktin llogjik ndërmjet filozofisë “liberale” që përfaqësojnë dhe sjelljes bolshevike që shfaqin në atë protestë, krejt pa sens, pa llogjikë dhe pa audiencë. Po e lë mënjanë edhe cilësinë e diplomave që lëshohen sot, sepse qartësisht universitetet sot i ndajnë diplomat siç ndanin dje Bashkimet Profesionale fletët e kampit, ose autorizimet për televizorë.
Por përfshirja në propagandë politike është e papranueshme! Mund të bëhesh promotor politikash, por jo propagandues e një politike të një partie! Propoganduesit quhen leva të partisë. Univesiteti serioz nuk mund të mbijetojë duke u bërë levë politike! E vetmja gjë “pozitive” ndoshta është reklama që universiteti i bën vetes. Si biznes duhet të jetë i shëndetshëm. Në këtë këndveshtrim: respekt! Për të tjerat që bën: Ti rrojë Partia me në krye shokun Udhëheqës!
KOHA JONË SONDAZH

