Protesta/ Melihate Termkolli: Rama të shpallë nul ”Open Balkan”. Kosova kalaja kundër këtij projekti
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike Melihate Termkolli, në protestën para Kryeministrisë kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, ndër të tjera tha se ”Open Balkan” është një lojë për një Jugosllavi të re.
“Ballkani i Hapur do të thotë një Jugosllavi e re. Është përpjekja e fundit e Vuçiçit që të realizojnë planet e tij. Por kjo nuk do të ndodhë, për këtë është kalaja Kosovë. Vuçiç është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit, e kritikon se nuk përfundoiu gjenocidin kundër shqiptarëve, sepse nuk i hodhi në det shqiptarët e të merrte Kosovën”.
Nga ana tjetër, ajo nënvizoi se në Kosovë ka zëra të disa mbështetësve të George Soros, që vendi mund ta pranojë Ballkanin e Hapur, nëse Serbia e njeh Kosovën, por ajo tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Edi Rama bën mirë ta shpallë nul këtë pakt, nuk e duron Kosova, nuk e durojnë shqiptarët. Amerika është me popullin shqiptar, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën. Shqiptaria ka dy liderë dhe prijës historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha”.
KOHA JONË SONDAZH

