Protesta para Kuvendit, ish-deputetët: Cunami nuk ndalet, Rama është i pashpresë

Protesta e opozitës vijon tek Parlamenti, me thirrjet e mijëra shqiptarëve: ”Rama IK, ne nuk dorëzohemi”! Nga ana tjetër, ish-deputetët të opozitës janë shprehur se na ky cunam i protestës, kryeministri Edi Rama nuk ka shpëtim. Madje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka sfiduar, duke thënë që Rama bashkë me numrat që ka, ta çojë vendin në zgjedhje.

Berisha: Nga cunami i protestës, Rama ikën në koshin e plehrave

Në një prononcim për mediat nga protesta e cila është zhvendosur para Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se Edi Rama edhe në vrimën e miut po të jetë, ky cunam i shqiptarëve për Berishën do të rrëzojë nga pushteti. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara. “Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi: Rama të shkojë në zgjedhje nëse mendon se ka shumicën

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një pronconim për ”News24”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se protestën sot e drejtojnë qytetarët dhe ajo është një prej tyre. Për Kryemadhin shkak i situatës ku ndodhet sot vendi është arroganca e Ramës. ”Kjo situatë për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës së Ramës. Sot të gjithë ata që dogjën mandatet, ndihen komod, dhe njësh me popullin, për shkak të arrogancës së Ramës, kapjes së shtetit, frikës së madhe që ka Rama. Nëse Edi Rama ndihet se ka shumicën ta çojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në duar, duke blerë vota. Rama ka kapur ekonominë shqiptare, shqiptarët s’kanë bukë për të ushqyer fëmijët e tyre”,-u shpreh Kryemadhi.

Balliu: Revolta kombëtare nuk ndalet

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur nga zona para Parlamentit, aty ku është zhvendosur protesta e opozitës, duke thënë se kjo është një revoltë kombëtare. “Kujt do t’i marrim leje në, policia ka rënë. Kjo është revolt popullore, qytetare dhe nuk ndalon më. Vendi është në dorën e qytetarëve. Kjo është një revoltë mbarë kombëtare. Kemi vetëm të pafajshëm nëpër burgje, kurse ata që kanë vjedhur nuk janë askund. Shqiptarët e marrin në dorë fatin e këtij vendi”, u shpreh Klevis Balliu.

Bardhi-Ramës: Turp, të plagosur nga policia janë qytetarët

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj Kryeministrit Rama, i cili shkroi në Twitter: ”Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”. Bardhi tha se Rama është i lirë të inskenojë çdo situatë por të plagosurit sipas tij në këtë protestë janë qytetarët dhe jo policia. ”Komenti i zotit Rama, nuk ka asnjë saje me policisë të lënduar. Ata janë të lirë të inskenojnë çdo situatë por janë qytetarët ata që janë të lënduar. Policët janë vëllezërit tanë, nëse nuk do ishin në punë do të ishin në protestë. Në protestë do të qëndrojmë deri sa të vendosin qytetarët”, tha Gazmend Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?