Protesta, studentët vërshojnë tek ministria: Grevë urie të martën

Studentët e nisur nga Korpusi, të cilëve iu bashkuan sot edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, janë duke marshuar mespërmes Tiranës me thirrjet:

“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene,” “Jashtë politika, jashtë organizatat!’, “Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!’. Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s’plotësohen kërkesat.

Studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe kanë bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të shoqëruara nga bilbilë e megafonë, janë të fuqishme dhe i kërkojnë ndër të tjera ministres Lindita Nikolla të dalë në bulevard dhe t’u bashkohet atyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/2362897910391255/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?