FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestës i bashkohet edhe Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë

Protestës që po mbahet para Ministrisë së Brendshme së fundmi i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Janë qytetarë të revoltuar për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët, por jo pushtetarët. Vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Rama as nuk ndjeu minimunim e përgjegjësisë për këtë zhvillim dramatik dhe e politizoi në mënyrë ekstreme.

Përdori epitete si njeri me çrregullime të rënda mendore. Ky fëmijë u blua nga skafi i një njeriu të qeverisë, 2 metër nga bregu. Çuçi duhet të ishte larguar tashmë, por këta përpiqen me zinxhirin e policisë së Vlorës të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike të ndodhur prej dekadash në vend”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?