Protestuesi i arrestuar sfidon qeverinë nga qelia (FOTOLAJM)

Protesta e djeshme e opozitës në Tiranë, ndër më të mëdhatë e organizuara në vend, pasoi me një valë arrestimesh nga ana e policisë.

Siç është raportuar edhe më herët, 14 janë personat e arrestuar, ndërsa 33 është numri i personave që po procedohen penalisht, përfshirë këtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi. Sipas asaj që shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, të arrestuarit e protestave duken të vendosur edhe pas hekurave të qelive.

”Frymëzues edhe nga qelitë e zeza të kakistokracisë. Nderim qëndrestarëve të pamposhtur”, shkruan Berisha në Facebook duke postuar edhe foton e një prej qytetarëve të arrestuar që shfaqet me dy gishtat lart nga qelia e paraburgimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?