PS mbledh kryesinë për të zyrtarizuar përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani
Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Takimi është caktuar në Pallatin e Kongreseve.
Mësohet se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet me sekretariatin e ri, që doli nga mbledhja e djeshme e Asamblesë. Gjithashtu pritet që të ndahen detyrat për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Po ashtu, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS do të bëhet zyrtarizimi i përjashtimit të deputetit Gjetani. Objekt i mbledhjes do të jetë edhe theksi që duhet vënë të fushata dixhitale, pasi pritet që përveç angazhimit në terren, nga ana e strukturave të Partisë Socialistë të ketë edhe “betejë” online gjatë fushatës.
Ditën e djeshme u vendos në Asamble që Bashkim Fino të mbante një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Ndërsa Alfred Pezës, i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital.
Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi
Romina Kuko – Nën/Sekretare
Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi
Shpati Kolgega – Nën/Sekretar
Sekretare për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti
Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar
Sekretar Digjital – Ilir Beqja
Sekretar për Diasporën – Laert Duraj
Artemis Dralo – Nën/Sekretare
Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali
Petro Koci – Nën/Sekretar
Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo
Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza
Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Cuci
Julian Hodaj – Nën/Sekretar
Eridian Salianji – Nën/Sekretar
Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare:
Bashkim Fino
Kooptime në Kryesinë e Partisë:
Ulsi Manja
Ermonela Valikaj (Felaj)
KOHA JONË SONDAZH

