PS propozon projektligj për faljen e gjobave. Plas debati në Kuvend
Partia Socialiste propozon ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Kjo shkaktoi debat në kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi. Prandaj seanca u ndërpre për t’iu vënë në dispozicion opozitësë propozimi.
Kryeparja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se 35 deputetë të PS-së kanë kërkuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.
“Sekretaria më njofton se është depozituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim”, u shpreh Spiropali.
Në një moment pati dhe debat në seancë mes Gazment Bardhit dhe Erjon Braces. Deputeti socialist nuk dëgjohet sepse flet pa mikrofon nga karrigia e tij por u dëgjua Bardhi i cili iu drejtua me një gjuhë ofenduese.
KOHA JONË SONDAZH

