PS shkarkon Kokëdhimën nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore

Partia Socialiste ka shkarkuar ish-deputetin Koço Kokëdhima nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Kryesia e PS-së. Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në rajonin e Vlorës dhe Gjirokastrës, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.

Aktualisht ish-deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim. Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar i Bashkisë së Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
kryesia-e-ps

Sekretariati i PS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?