Putin: Duam miq në Europë por kujdes mos acaroni Moskën

“Ndryshe nga kolegët e huaj, të cilët e shohin Rusinë si një armik, ne kurrë nuk kemi kërkuar armiq”. Kështu shprehet Presidenti Rus, në një kohë kur shtypi ndërkombëtar e ka shenjestruar atë për një agresin e fillimin e një lufte të tretë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë raportet e agresionit si “mite” dhe tha se ai është “i gatshëm për bashkëpunim” me SHBA dhe me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Putin ka pranuar se qeveria Ruse “ka nevojë për miq”, ndërsa ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos shkelin “interesat” e Moskës.

Javën e kaluar parlamenti i BE-së votoi një rezolutë që synon luftimin e “dezinformatave” dhe “propagandëv armiqësore” nga Moska, në një lëvizje të kritikuar nga Presidenti Rus. “Ne nuk duam konfrontim me askënd. Ndryshe nga kolegët tanë të huaj të cilët janë duke parë Rusinë si një armik, ne nuk kemi qenë asnjëherë në kërkim të armiqve, ne kemi nevojë për miq,” tha Putin zyrtarëve në Kremlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk do të lejojë asnjë shkelje mbi interesat tona dhe neglizhimi i tyre në vitet e fundit që ne kemi hasur edhe në përpjekjet e presionit të huaj me të gjitha mjetet e përfshira. Nga mitet rreth agresionit Rus, akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e atletëve tanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Presidenti i zgjedhur Donald trump, e ka vlerësuar Presidentin Putin dhe ka deklaruar se ndryshe nga Presidenca e Obamës, ai do të përpiqet që të krijojë një marrëdhënie bashkëpunimi me Rusinë dhe situata të shkojë drejt një normalizimi dypalësh.

Këtë e ka pohuar dhe vetë Putin, i cili ka shtuar se:”Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me administratën e re Amerikane. Është e rëndësishme për të normalizuar dhe zhvilluar lidhjet tona dypalëshe në baza të barabarta dhe reciprokisht të dobishme”.

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë rritur në kohët e fundit në lidhje me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe luftën në Siri. Në tetor, ministri i jashtëm gjerman tha se situata e tanishme është “më e rrezikshme” se Lufta e Ftohtë.

“Ne ndajmë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë globale dhe për stabilitetin në forcimin e regjimit të mos-përhapjes”,- shtoi Putin. Putin shihet se është i gatshëm për të bashkëpunuar me Trump, në çështjet botërore dhe thuhet se do të takohen në muajt e ardhshëm.

Burimi: The Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?