Dom Gjergj Meta njofton marshim homazh sot në Lezhë: Që të mos ndodhë më…

Dom Gjergj Meta njofton se dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit bashkë me shoqërinë civile do të zhvillojnë sot një marshim homazh për vajzën e vogël që humbi jetën në Himarë pasi u godit nga një go mone.

Dom Gjergj Meta shkruan në “Facebook” se marshimi do të mbahet në orën 19:00 duke nisur nga Kisha në Shëngjin për të shkuar me lule e qirinj drejt bregdetit si një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, fryt i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.

Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës në Facebook: 
QË TË MOS NDODHË MË!
Të dashur miq,
Sonte në orën 19:00 Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit, bashkë me shoqërinë civile Lezhë-Kurbin-Rrëshen, organizojnë një marshim homazh për vajzën e vogël Joanda Avdia që dje gjeti vdekjen në bregdet për shkak të papërgjegjshmërisë.
Ju ftojmë të gjithëve, sidomos pushuesit që ndodhen në Shëngjin që në orën e caktuar të gjendemi te oborri i Kishës së Shëngjinit e prej aty të nisemi në heshtje drejt bregdetit me lule e qirinj në duar.
Kjo është një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, frut i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.
JU PRESIM!
Merrni një lule të freskët ose një qiri me vete!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?