FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëndrimi për Ukrainën, ambasadorja Kim: Vlerësojmë lidershipin e Shqipërisë

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama që konfirmoi se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë”, shkroi Ambasadorja Kim në një tuiter. Kujtojmë se ky qëndrim i qeverisë shqiptare erdhi vetëm dy ditë pasi Ministria e Jashtme ruse, kërkoi përgjigje të drejtëpërdrejtë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë lidhur me qëndrimin për çështjen e Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?