Qeveria kap shurrbërësin shkodran, por nuk gjen 10 milionë eurot e Rinasit
Ka disa ditë që u grabitën 10 milion euro në Rinas dhe ku u vra një person nga banda, ndonëse akoma nuk dihet nëse e vrau policia apo vetë banda për të zhdukur gjurmët.
Ndërkohë po këto ditë u zhvillua protesta e opozitës e ku pati përplasje si dhe mbi 45 arrestime nga radhët e protestuesve. Një person i cili bëri aktin e shurrimit mbi derën e kryeministrisë si shenjë revolte ndaj qeverisë, u shpall në kërkim ku u mobilizuan dhjetra forca policie, shikas dhe investigues privatë derisa më në fund e arrestuan sot me datë 17 prill. Ai ishte një shkodran dhe tashmë ndodhet në burg, pasi do të marrë ndëshkimin për shurrimin e derës së kryeministrisë.
10 milionë eurot e vjedhura, mu në mes të aeroportit të Rinasit, akoma nuk po gjenden. Po hetohet me prokurori e SHISH, por nuk po arrestohet asnjeri nga banda e tyre, kurse për atë që çnderoi kryeministrinë, u mobilizuan plot forca të pushtetit, pasi duhej ndëshkuar ai para se sa të kapin vjedhësit e 10 milionë eurove.
Qeveria sot e dha me gërma të mëdha nëpër media se më në fund u kap shurrbërësi F. Marku nga Shkodra dhe është një sukses i madh. Nga zyra e qeverisë insistonin që duhet futur ky lajm, por pyetjes se kur do arrestohet banda e Rinasit, nuk jepnin asnjë përgjigje.
Paratë e Rinasit kushedi ku po hidhen në ndonjë investim në Tiranë apo bregdet, me leje zhvillimi nga qeveria!
KOHA JONË SONDAZH

