Qeveria në panik nga protesta
Pjesëmarrja e madhe në protestë dhe vendosmëria e opozitës për vijuar tubimet kanë trembur qeverinë. Kryeministri Edi Rama urdhëruar gjithë zyrtarët e PS që të bëjnë reagime në Facebook, ku të theksojnë “1. Protesta nuk ishte e madhe. 2. Pati akte dhune nga protestuesit”.
Janë dy mesazhet që në forma të ndryshme po përsëriten deri në bezdi që ministra, deputetët dhe njerëz të afër të kryeministrit. Në fakt, sado bukur që ti thurin reagimet është pikërisht e kundërta. Protesta ishte me e madhe se protestat e tjera dhe dhuna sot ishte e orkestruar nga policia. Mjafton vetëm djegia e makinës civile të policisë nga vet policia, për të kuptuar se skenari i dhunës i interesonte më shumë Edi Ramës.
Si rrallë herë kryeministri Rama ka bërë vet disa mesazhe në rrjetet sociale, ku thotë se protesta ishte e vogël. Në fakt, pjesëmarrja e madhe në protestë është dhe arsyeja e panikut që ka kapur mazhorancë.
Më poshtë reagimi radhës i Edi Ramës për protestën në rrjetet sociale.
Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s'ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor👊 pic.twitter.com/PYGRgUY5ul
— Edi Rama (@ediramaal) April 13, 2019
KOHA JONË SONDAZH

