Qeveria: Pagat për komisionet e vetingut rriten me 50%

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni në deklaratë për mediat ka deklaruar se organet përgjegjëse për realizimin e procesit të vetingut do të mbështeten financiarisht nga qeveria.

Gjoni tha se qeveria ka miratuar rritjen me 50 përqind të pagës për të gjithë ata që do të punojnë në institucionet e vetingut, pjesë thelbësore e Reformës në Drejtësi.

“Do të ketë shtesë page për të gjithë anëtarët e institucioneve të vetingut. Mbështetja nga ana e qeverisë për buxhetin e reformës është një detyrim kushtetues dhe ligjor”, deklaroi Gjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vënia në dispozicione e godinave dhe infrastrukturës dhe miratimi i strukturës, si dhe me shtesën e pagës që iu bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të vetingut, institucionet e reja janë gati të nisin procesin që sot”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja theksoi se qeveria është e interesuar që vetingu të nisë sa më parë dhe të japë rezultatet e para.

“Qeveria ka ofruar mbështetjen e nevojshme pavarësisht vështirësive të shumta, përfshirë ato financiare. Tani u mbetet organeve të vetingut në dorë”, shtoi Gjoni.

Deklarata e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni:  ​

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve rivlerësimit, duke i akorduar kështu, shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar me ligj.

Qeveria shqiptare, ashtu siç ka premtuar se do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në aspektin buxhetor dhe atë infrastrukturor, me vendimin e sotëm  konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj serioz. Mbështetja nga ana e qeverisë përsa i përket buxhetit është një detyrim sa kushtetues edhe ligjor, aq sa edhe shprehja e një vullneti të plotë për rritjen e pagesës me  50% më shumë.

Me vënien në dispozicion të godinave dhe infrastrukturës, me miratimin e strukturës, si dhe me shtesën e pagës që ju bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vetting-ut, institucionet e reja janë  gati të fillojnë nga procesi, po që  sot. 

Qeveria shqiptare është shumë e interesuar që procesi i Vetting-ut të nisi sa më parë. Proces për të cilin u punua gjatë për ta dizajnuar dhe për ta miratuar. Proces nga i cili mezi pritet edhe nga qytetarët, që të jap rezultatet  e tij të para.

Qeveria për një periudhë tepër të shkurtër arriti të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme, pavarësisht vështirësive ligjore dhe atyre financiare. Por tani mbetet të tregohet nga vetë organet e Vetting-ut vullneti dhe angazhimi për fillimin e këtij procesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?