Qeveria pranon se i ka dhënë edhe 12 milionë euro kompanisë mashtruese

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) reagoi sot pas lajmit të publikuar në media, ku kompania mashtruese që fitoi 18 milionë euro në projektin e Unazës së Re, ka marrë në muajin nëntor edhe 12 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës.

“Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ky institucion ka marre masat  per pezullimin e njeanshem te kontrates.  Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se nesërme”,- thuhet në reagimin e OST.

Në fakt, OST pranon në këtë mënyrë se tenderi është kryer dhe paratë janë lëvruar edhe pse firma ka pasur dokumente të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra kompania në fjalë ka marrë nga shteti, veç 18 milionë eurove të Unaza e Re edhe 12 milionë nga OST.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?