
“Qilimi shqiptar” në Shirokën e bukur ka fituar çmimin nga prestigjiozja “Loop Design Awards”, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës.
Marrja e këtij vlerësimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Shiroka e rilindur ka rrokur një çmim për imazhin unik, hapësirën publike dhe peizazhin natyror mes 650 projekteve nga 50 vende të botës.




