FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama akuza opozitës: I keni ngulur thikën në gjoks Hashim Thaçit

Kryeministri Edi Rama sulmoi hapur dhe pa mëshirë Partinë Demokratike në lidhje me qëndrimet e saj për Kosovën dhe raportin e Dick Marty-t.

Nga foltorja e parlamentit kryeministri theksoi se voto e PD pro në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt ishte një thikë pas shpinë ndaj Kosovës dhe një thikë në gjoks për Hashim Thaçin.

Dick Martyt ja keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni pse votuat pro në Këshillin e Evropës. Ça mendoni për Hashim Thaçin? Eshtë mirë që është në burg?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Thikat që ju i keni ngulur Kosovës duke e masakruar UÇK-në, herë si marksiste, herë si terroriste, që nga fillimi dhe deri në fund, duke ia ngulur mu në gjoks thikën Hashim, Thaçit i përkasin historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë të pabesë me Kosovën. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama. Se
Në fakt votimi pro raportit te Dick Marty nga PD dikur ka mbetur si thikë që po shpon zemra luftetarësh të UÇK.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?