FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: BE po ngadalëson integrimin e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konferencën e Europës Juglindore që zhvillon punimet në Tiranë.

Rama tha gjatë fjalës së tij, se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po ecin njëtrajtësisht në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian, por as Bashkimi Europian nuk po ecën në mënyrë homogjene dhe të vendosur karshi integrimit të këtyre vendeve.

Ndaj, sipas tij, për të rritur mirëqenien dhe për të mbështetur zhvillimin, nevojitet një bashkëpunim më i fortë i vetë vendeve të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ballkani nuk po ecën drejt BE-së në mënyrë homogjene dhe ka ritme të ndryshme, jo në kuptimin e aspiratës dhe dëshirës për t’u bërë pjesë e BE-së, por në kuptimin e marrëdhënieve të qeverive të ndryshme me drejtësinë dhe lirinë e medias.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Por as BE nuk po ecën në drejtim të projektit të Europës së Bashkuar as në mënyrë homogjene dhe as të vendosur.

Ndaj na takon ne që të bëjmë çmos që të shtyjmë zhvillimin rajonal duke rritur bashkëpunimin rajonal në fushën e transportit, energjisë dhe krijimit të një tregu të integruar, por pa harruar që me të gjitha këto së bashku nuk do të arrijmë atë që kërkojmë nëse nuk bëjmë një politikë rajonale të dakordësuar për bashkimin tonë me Europën”, tha Rama.

Ai kërkoi që vendet e rajonit të shfrytëzojnë veçoritë e falura nga natyra si në fushën e pasurive natyrore, ashtu edhe përsa i përket pozicionit gjeografik, i cili vetëm si një treg i integruar do të sigurojë një rritje ekonomike dhe punësim më të mirë për qytetarët e tij.as

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?