Rama bën diversion me protestën, tentativa për të politizuar e përçarë studentët
Rama ka tentuar t’i ndikojë të rinjtë e t’i përçajë ata, duke synuar gjithmonë të nxjerrë prej tyre një grup, një përfaqësi, në emër të dialogut.
Gjatë një bashkëbisedimi në facebook lidhur me protestat e studenteve, kryeministri Edi Rama i krahasoi ata me PD në kohën që protestonte në çandrën e ngritur në Bulevard.
Ndonëse studentët kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre dhe nuk duan dialog, Rama i krahasoi ata me PD.
“Më thonë plotëso kërko kërkesat tona. Cilat protesta, se mua më kanë ardhur 7 apo 8 kërkesa. Protesta organizohen për tu dëgjuar dhe qeveritë dëgjojnë, por në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, unë nuk kam dëgjuar jo nuk duam të flasim. E vemja herë që ka ndodhur kur refuzohet dialogu ka qenë me opozitën kur u futën në çadër bënë dhe parashutuar kërkesat, por nuk dialogonin. Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zor, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni. Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit. Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?”- theksoi Rama.
Në vazhdim, Rama u ka kërkuar t’i shkruajnë në facebook, që të mund t’u përgjigjet.
“Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut?”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

