Rama: Bllokimi i reformës në drejtësi, akt anti-kombëtar i PD

Pasi ka bërë paraqitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2017, kryeministri Rama ka folur në Parlament edhe për bllokimin që sipas tij po i bën opozita reformës në drejtësi.

Rama ka thënë se kjo që bën Partia Demokratike është një akt i pastër anti-kombëtar, ndonëse sipas tij reforma do të bëhet.

Ai shtoi se opozita mund ta vonojë, por nuk ka asnjë shans që ta pengojë këtë proces jetik për vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju mund ta vononi, por kurrsesi nuk mund ta vononi dot reformën në drejtësi. Megjithatë, do ta  paguani këtë vonesë në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse po dilni shpesh kundër interesit kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo që bëni me reformën në drejtësi është krejtësisht anti-shqiptare, sepse jeni të trembur. Ky është një akt antikombëtar i pastër.

Të pengosh zbatimin e një reforme që shqiptarët kanë 25 vjet që e presin dhe t’i bëhesh pritë një vendi duke bllokuar çeljen e negociatave që ka kaq shumë vite që di duhen Shqipërisë, është kulmi.

Ky është budallallëku më i madh kur thoni se e ka fajin përkthimi”, – iu drejtua Rama deputetëve të opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?