FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Dekani i papërgjegjshëm, nuk lejoi pagesat me këste

Kryeministri Edi Rama, në komunikim në facebook për protestën e studentëve, tha se qeveria nuk kërkon negociata por dialog. ”Qeveria nuk kërkon negociatë. Qeveri kërkon dialog. Protestat organizohen për t’u dëgjuar dhe qeveritë i dëgjojnë apo si dëgjojnë, por në momentin kur thotë qeveria hajde të flasim nuk kam dëgjuar asnjë rast në histori ku nuk thuhet jo”, tha Rama.

Kreu i qeverisë fajësoi një dekan të papërgjegjshëm, siç e quajti ai, i cili, sipas tij, vendosi që tarifat mos të paguheshin me këste. ”Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht për një arsye të drejtë sepse një dekan i papërgjegjshëm nxori një afishe që nuk do i paguani me këste tarifat, por do i paguani të gjithë tani”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tarifat u rritën nga Universitetet si pasojë e autonomisë, të cilën e kishin kërkuar sapo qeveria erdhi në pushtet. ”Unë nuk them hajde të dialogojmë mbasi të ndaloni protestën. Vazhdoni protestoni, shumë mirë bëni që protestoni. Sepse unë besoj që në Shqipëria ka vesh që duan të dëgjojnë. Tarifat që u rritën janë produkt i autonomisë,. Ato nuk i rriti qeveria, ato i rritën universitetet”,-u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?