FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, demokratëve: Eshtë koha t’ju varni teneqet Berishës dhe Bashës, gjeni lider të ri!

Kryeministri Rama sot në një bashkëbisedim online me demokratët, pas ngjarjeve të djeshme në PD, tha:” Ky është një qamet i madh, një fund tragjikomik i një politike, që prej 30 vitesh ka përsëritur të njëjtën gjë, dhe sot është katandisur ta përsërisë për herë të fundit në oborrin ku ajo politikë është plazmuar për 30 vite. Është koha, miqtë e mi demokratë, për t’u ndarë nga kjo politikë, është koha për t’iu varur teneqet të dyve. Për mua nuk është çështje votash, por është një thirrje për të shpëtuar institucionin e opozitës. Shpresoj të gjenden forca që ta çajnë këtë, ndërkohë që ne jemi këtu në dispozicion, që cdo gjë të bëhet në paqe e urtësi. Nuk i duhet askujt, nuk i vlen askujt, në djall të vejë edhe vetë pushteti, nëse Shqipëria nuk shkon mirë”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?