Rama e Veliaj përurojnë shkollën e re në Kombinat: Gati të presë 1300 nxënës dhe 120 fëmijë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë vizituar ditën e sotme shkollën e rindërtuar “Lasgush Poradeci” në Kombinat.
Bashkë me ta kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit të Katarit, shteti i cili mundësoi edhe fondet për ngritjen e institucionit.
Teksa kanë parë nga afër punimet, kryeministri Edi Rama nuk ka kaluar pa i rënë në sy edhe disa defekte që sipas tij duhen rregulluar në zonën e palestrës së jashtme të shkollës. Këtë ai ia ka bërë me dije edhe Veliajt, i fundit ky që u përgjigj se është diçka që mund të rregullohet shumë shpejt.
Kryeministri Rama thotë se tani kjo shkollë është transformuar pas nga tërmeti dhe gati për të pritur 1300 nxënës dhe 120 fëmijë me kushte dhe ambjente më të mira mësimdhënieje.
KOHA JONË SONDAZH

