Rama falenderon BE dhe jep pagat e plota për biznesin e vogël. A filloi loja për blerjen e votave?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë tha se kjo “po” është shenjë e vlerësimi të reformave të qeverisë dhe vlerësim për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë tha se BE ka vlerësuar dhe masat që Shqipëria ka marrë për luftën ndaj koronavirusit. Rama u shpreh se u kërkonte ndjesë qytetarëve për mesazhet e përsëritura, por siç tha kryeministrin; “kam bërë të njëjtat apele që do bëja dhe për familjen time”.

Lidhur me emergjencën për koronavirusin, kreu i qeverisë tha se sot ka firmosur dhënien e pagave për biznesin e vogël. “Ne do të kompensojmë të gjithë të punësuarit apo të vetë punësuarit në një biznes të vogël. Kjo është pagesa e luftës”,- tha kreu i qeverisë.

Edhe pse vendimet e qeverisë janë marrë nën presionin e fortë të emergjencës së jashtëzakonshme, shpërndarja e lekëve duket si pjesë e një plani elektoral për blerje votash. Në skemën ekonomike të qeverisë të parët janë gjithmonë ata që liston bashkia si familje në nevojë. Bashkitë dihet që janë të PS dhe listat janë kryesisht preferenciale në bazë të bindjeve e afërsisë politike. Pra së pari të PS e ata që garantojnë votën nesër.

Emergjenca e koronavirusit ka bërë që edhe buxheti i shtetit të përdoret sipas orientimeve politike. Nëse më parë votat bliheshin me para të pista që nuk i dihej origjina, tani direkt buxheti i shtetit po përdoret për të hartuar listën e radhës së votuesve të Partisë Socialiste. Dhe jo vetëm të PS.

Qeveria “Rama” biznesin e madh e ka pasur gjithmonë nën kontroll, po ashtu dhe oligarkët që të vetmin biznes kanë kontratat me qeverinë. Tashmë në listë janë futur dhe familjet në nevojë dhe biznesi i vogël.

Lojë djallëzore me lekët e buxhetit. Merr ai që është i Rilindjes si dhe mediat pranë Surrelit.

SHKARKO APP