FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet pas takimit me zyrtarin e DASH

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbërritur në Tiranë. Takimin e parë e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa pritet të takohet dhe me Presidentin Ilir Meta, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Edhe pse nuk ka një axhendë zyrtare mbi qëllimin e vizitës, tema kryesore e saj është kriza politike në vend.

I vetmi që ka komentuar detaje të takimit është Kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter Rama deklaron se ka disktuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, por nuk përmend asnjëherë çështjen e krizës politike dhe opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer?????”,- shkruan Edi Rama në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?