Rama flet për zgjedhjet e 6 marsit: PS, kampione që hyn për të fituar! Nuk do të ketë deputetë në listë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.

Rama u shpreh se në këtë garë nuk do të ketë kandidatë nga radhët e deputetëve, sepse sipas tij, këta të fundit janë zgjedhur për të ushtruar funksionet në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?