Rama: Gjithë procesin e negociatave me BE-në do ta mbyllim brenda 2027-ës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është bërë vendi i parë që përdor inteligjencën artificiale në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë aktivitetit me temë “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama theksoi se ky hap është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Mira Muratin, ish-drejtuesen shqiptare të kompanisë OpenAI, si dhe punës së AKSHI-t.

“49 milionë shërbime janë marrë përmes e-Albania nga viti 2020. Janë 620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhave, kursimi i kohës. 1 miliard kilometra rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish për të marrë dokumentet, 25 mijë xhiro rreth tokës. Një ndër krijuesit e Open AI dhe Chat GPT të ishte një shqiptare me të cilën jemi lidhur qysh në javën e parë sapo doli Chat GPT dhe sot falë bashkëpunimit me Mirën dhe vetë punës së AKSH-it negociatat me BE bëhen me AI. Është vendi i parë, transferimi i gjithë trupit ligjor që është mbi çerek milioni faqesh kryhet me shpejtësi marramendëse, Kroacisë që ka shkëlqyer me integrimin evropian i janë dashur 7 vite, ne do ta mbyllim të gjithë procesin brenda afatit që kemi dakordësuar në 2027”, tha Rama.

SHKARKO APP