Rama “harron” të thotë mirëmëngjes, sulmon opozitën
Pas shumë kohësh, kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe mëngjesin e sotëm. Ai nuk i ka uruar “mirëmëngjes” shqiptarët duke vazhduar traditën e tij të zakonshme, por e ka nisur të premten e sotme me sulm ndaj opozitës. Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se qeveria e tij mbron njerëzit e zakonshëm, për t’i dhënë fund mashtrimit me lekët e popullit.
“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT?Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm?Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit,” shkruan ai.
Por pas disa minutash, në një tjetër status, këtë herë edhe duke thënë “mirëmëngjes” përmes një video, tregoi mbi certifikatat.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155201627006523/
KOHA JONË SONDAZH

