FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i përgjigjet “funeralit” të Blushit

 

Nëse deputetët socialistë i ishin shmangur komenteve për shkrimin e kolegut Ben Blushi që fliste për funeral të rilindjes, kryeministri Edi Rama, nuk ka vepruar njësoj.

Indirekt, ai i është përgjigjur kritikut të tij në PS, nga qyteti i Fierit, duke u shprehur se  beson ende fuqishëm tek projekti që e solli në pushtet, por duke këmbëngulur se realizimi i tij, kërkon kohë dhe durim.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Do t’ia dalim që rilindjen e dëshiruar, për të cilën jemi zotuar ta kthejmë në një realitet të kudondodhur në jetën e përditshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’kemi thënë kurrë që kemi shkopin magjik për ta kthyer Shqipërinë në parajsë, por kemi thënë që jemi të angazhuar dhe do t’ia dalim që ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku gjithë secili të jetojë me dinjitet”, ka thënë Rama.

Reagimi i tij vjen pas shkrimit të Ben Blushit të publikuar dy ditë më parë, ku fliste për vdekjen e “Rilindjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?