Rama i ”sulet” opozitës: Jeni me çadrën e vjetër, pa vizion
Me qëndrim të ashpër ju është kundërpërgjigjur Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, qëndrimeve të djeshme të opozitës, që solli edhe shtyrjen e seancës. Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se opozita sërish e përfshiu qeverinë në një krismë me daulle, ndërsa nuk kurseu as ironitë.
“Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetar për këtë diskutim. Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë. Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores. Në fakt që dje ju formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerre për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj. Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. Sa më të pafate janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çicrrën se u mungon liria. Na përfshirë më një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lartë, e bosh poshtë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

