Rama-Idrizit të PDIU: Drejtorët e AKU të korruptuar, të largohen
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të prezantuar Drejtorin e ri të këtij institucioni, Agim Ismaili, që drejtohej deri tani nga PDIU, ish-aleat i Ramës në qeverinë e kaluar.
Ndonëse e përmendi edhe në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama nuk ka ngurruar të zbrazë një lum kritikash mbi këtë institucion. Akuza të forta për drejtuesit për korrupsion dhe gjobëvënie, Rama u bërë thirrje që të largohen. Ai tha se vetëm institucion nuk është por një problem kombëtar. Kryeminstri tha se AKU i ka nxirë jetën sipërmarrjes duke vënë gjoba.
“Është e mirekuptueshme pse ky takim duhet zhvilluar edhe me praninë e publikut. Shqetësim serioz për gjendjen, performancën e këtij institucioni që vetëm institucion nuk është…të jemi të qartë. Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, absurde në tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar. Dhe mbi të gjitha ky është një institucion që nuk duhet harruar se lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e jetës, me sigurinë e shëndetit dhe me standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes europiane. Ky është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet”, tha Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij, kryeministri ka paralajmëruar edhe mbylljen e të gjitha thertoreve në rrugë, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që i ka ato.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155210478191523/
KOHA JONË SONDAZH

