“Rama ik”, FRPD protesta në Tiranë, Korçë, Kukës e Sarandë
Të rinjtë e Forumit Rinor Demokratik protestuan sot para Kryeministrisë, e ndërsa më parë ata protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, si dhe para Bashkisë së Tiranës.
Ata kërkuan dorëheqjen e ministrave, Ilir Beqaj, Lindita Nikolla dhe Saimir Tahiri, duke i akuzuar për korrupsion.
Protestuesit mbanin në duar pankarta dhe kanë kryer veprime simbolike për të treguar sipas tyre gjëndjen e rëndë ku ndodhet vendi në këto 4 institucione.
Protesta nisi në orën 11:00 fillimisht para institucioneve më pas marshuan drejt Kryeministrisë
Te rinjtë demokratë thërrisnin parullat e 8 dhejtorit 1990 “Liri demokraci” “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së tha se Shqipëria do ecë para me Lulzim Bashën kryeministër dhe se rinia nuk e do më Ramën:
“Përpara me Lulzim Bashën do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Rama rinia nuk të do më. Ti je e shkurara ne jemi e ardhmja”.
Më pas të rinjtë u zhendosën drejt qytetit Studenti ku zhviliuan një bashkëbisedim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Ndërsa të rinjtë e Kukësit kanë protestuar paralelisht me protestën në Tiranë, kundër reformave të qeverisë, veçanërisht, asaj të arsimit.
Para filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës, ata kanë kërkuar rihapjen e tij, pasi sipas tyre me mbylljen e këtij filiali po u privohet e drejta e arsimit të rinjve kuksianë. Duke qenë se emigracioni në Kukës ka përmasa të mëdha, nuk kanë munguar në protestë as të rinj me pasaportë në dorë si simbol i braktisjes së Kukësit.
Protesta e të rinjve demokratë janë organizuar po ashtu edhe në Korçë.
Shumë djem e vajza u grumbulluan para Bashkisë dhe përkujtuan 8 Dhjetorin.
Ata akuzuan qeverinë për mosmbajtje të premtimeve për rritje të nivelit të varfërisë dhe një sërë akuzash të tjera për arsimin, shëndetësinë, papunësinë.
Edhe në Sarandë pati një organizim nga FRPD-ja e këtij qyteti për “8 Dhjetorin” në të njëjtën kohë me Kukësin dhe Korçën.










KOHA JONË SONDAZH

